Mot i keq në Greqi, rrugët kthehen në lumenj

Greqia është përfshirë nga një mot i keq me shi dhe erë.
Policia Rrugore e Zakinthosit në Greqi ka njoftuar ndalimin e qarkullimit në disa rrugë provinciale të ishullit, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë goditur zonën në orët e fundit, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas autoriteteve, është ndaluar qarkullimi, ndalimi dhe parkimi i automjeteve në:
Rrugën provinciale Zakynthos – Volimon, nga lartësia e shkollës fillore Riza deri në kryqëzimin Kallithea.
Rrugën komunale Katostariou Alykon, në zonën Tigania të Zakinthosit.
Rrugën komunale Alykon-Alikanas.
Për të shmangur rrezikun, policia ka përcaktuar itinerare alternative për qarkullimin e automjeteve, duke i devijuar ato nëpërmjet rrugëve dytësore dhe krahinore të zonës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet për të shmangur incidentet.