ShowBiz
E konfirmon Sara Hoxha/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Spektakli i madh i Big Brother VIP Albania 4 pritet të sjellë sonte një ndryshim të madh në dinamikën e lojës, pasi katër banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga producentja Sara Hoxha, e cila ka ndarë një pjesë nga skaleta e spektaklit të sotëm në InstaStory, duke lënë të kuptohet se hyrje të reja do të tronditin lojën.
Mungesa e disa banorëve si pasojë e daljeve të shumta me zarfa të zi dhe dorëheqjeve të papritura, duket se ka shtyrë produksionin që të sjellë fytyra të reja për të rritur konkurrencën dhe emocionet brenda shtëpisë.
