Lajme

Burri me tre gra/ Historia e familjes Zajmi në Mat, djalin e shtëpisë e martuan që 14 vjeç se ishte më i zgjuari

Brenda mureve të një kulle në fshatin Shulbatër të Matit, kanë jetuar 12 anëtarët e familjes Zajmi.

Kryetari i familjes Sulejmani, ka qenë burri i tre grave, nga këto martesa ai gëzoi emrin si baba 10 herë, duke lënë kështu një numër të madh pasardhësish.

“Tani prej babës tim bëhemi 72 anëtarë, plus 20 nga familja imë shkojmë 80 persona”, shprehet Zajmi.

Djali i Sulejmai, Shabani thotë së babai i tij ka qenë shtatlartë, i bukur dhe i zgjuar të gjitha këto cilësi bën që ai të martohej në moshë fare të re.

“Babai im ka qenë martuar dy herë që në moshën 14 vjeçarë. Ai mbeti jetim që në moshën 7-vjeçarë dhe ka qenë nga familja Zajmi, pleqtë e familjes i thanë tani e drejton ti familjen pasi ka qenë më i zgjuari”, shprehet Shabani.

Gruaja e parë e Sulejmanit, ishte Fatimja, 26 vite më e madhe se ai. Duke qenë e madhe në moshë, ajo drejtonte dhe ekonominë e shtëpisë. Nga kjo martesë, erdhën në jetë dy vajza. Ndërsa me gruan dytë, nuk pati trashëgimtarë, pasi ajo ndërroi herët jetë.

“Kur është fejuar për herë të parë ka qenë 14 vjeç ndërsa gruaja Fatimja ka qenë rreth 40 vjeç. Ajo ka qenë shtatzënë në atë më xhaxhain”, tregon ai.

E teksa vitet kalonin, Fatimja po plakej, Sulejmani që ishte ende i ri në moshën 35-vjeçare, kërkoi një grua shumë herë më të re se vetja.  Razia në ato kohë ishte 19 vjeçe, nga kjo martesë e tretë erdhën në jetë tetë fëmijë. Jetesa me dy gra në atë shtëpi  sipas Shabanit ishte mjaft e mirë.

“19 vjeç ka qenë nënë, ndërsa ky vetë 35 vjeç. Dhe jetuan dy gra në një shtëpi dhe sheh nënën time që i jepte qeve dhe tha do e marr dhe pikë”.

Në shtëpi, nuk kishte dallim midis nuses së re dhe asaj të vjetër, ato respektoheshin të dyja një lloj nga burri dhe fëmijët.

“Nëna thoshte se kam shkuar me të si me qenë ime motër, madje na këshillonte dhe ne që duhet ta respektonin si nënë”.

Sulejmani ishte burri i vetëm në zonën e Matit që jetën e kaloi me dy gra në nën një çati, por ndonëse një familje e pazakontë. harmonia nuk mungoi kurrë në këtë shtëpi./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button