Bota
PAMJE të tmerrshme/ Babai mbështjell me qese plastike foshnjën e sapolindur dhe e hedh në rrugë

Një video e frikshme është shpërndarë në rrjetet sociale, ku një individ në Meksikë e mbështolli fëmijën e tij të porsalindur dhe e hodhi në rrugë.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në qytetin Tultitlán, kur burri, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke hedhur foshnjën.
Në video shihet burri me një çantë shpine dhe duke hequr qesen plastike, ku ndodhej djali i vogël.
Burri më pas “kontrollon” vendin duke parë përreth dhe e lë çantën në tokë pranë një makine të parkuar. Këto pamje tronditën opinionin publik, por për fat të mirë, foshnja është mirë dhe nën kujdesin e mjekve.