Lajme

Sherri në spitalin e Dibrës, Policia: Drejtoresha e gjuajti ekonomistin në fytyrë me…

Policia e Dibrës ka reaguar përmes një komunikate, pas publikimit të lajmit se drejtoresha e spitalit të këtij qyteti, ka goditur me mjet prerës ekonomistin e spitalit.

Sipas autoriteteve policore, drejtoresha e spitalit, Irini Shehu e ka goditur ekonomistin me një send të fortë në fytyrë ekonomistin e spitalit Shaban Uklala, në ambientet e spitalit, pas një konflikti verbal mes tyre.

Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Shaban Uklala, 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja Irini Shehu, 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, (me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër).” – thuhet në njoftim.

Blutë e Dibrës raportojnë se drejtoresha e spitalit Irini Shehu është proceduar penalisht për kryerjen e veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Siç duket, edhe pse ngjarja ka ndodhur gjatë paradites dhe denoncimi është bërë që në orën 12:00 të drekës, Policia reagoi në 22:30 të darkës, vetëm pas publikimit të lajmit në media, ku duket se ka patur një tentativë për ta fshehur ngjarjen./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button