Lajme

Gazetari: Ekziston rreziku që FBI mund të vijë dhe të arrestojë në zyrë kryetaren e Komisionit të Ligjeve

Gazetari Klodian Tomorri, ka reaguar në lidhje me skandalin e vjedhjes së fondeve të ambasadës amerikanë në Tiranë, nga deputetja socialiste, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Në postimin e tij në Facebook, Tomorri shkruan se me këtë skandal, ligjërisht ekziston rreziku që FBI mund të vijë dhe të arrestojë në zyrë kryetaren e Komisionit të Ligjeve.

Me ligjin amerikan, po vodhe lekë të taksapaguesve amerikane, FBI të arreston në çdo cep të botës pavarësisht nëse je shtetas i një vendi tjetër. Blatteri i Fifas p.sh. kështu e hëngri’, shkruan gazetari.

Postimi i plotë:

Ligjerisht ekziston rreziku, qe FBI mund te vije dhe te na arrestoje ne zyre kryetaren e Komisionit te Ligjeve.

Me ligjin amerikan, po vodhe leke te taksapaguesve amerikane, FBI te arreston ne cdo cep te botes pavaresisht nese je shtetas i nje vendi tjeter. Blatteri i Fifas psh keshtu e hengri.

Tani OJF-ja e kryetares se Komisionit te Ligjeve paska vjedhur leket e Ambasades Amerikane. Kane marre 18 mije dollare per nje projekt dhe nuk kane bere asgje.

Pastaj, bashke me bashkeshortin kane sajuar fatura fiktive per te justifikuar leket.

Dmth keta i kane rruajtur leket edhe Ambasades Amerikane ere, kaq te rrezikshem jane. Dhe kur kane guxim qe vjedhin dhe leket e amerikaneve, keto te miletit ketu i kane buke me djath.

Ore shkarkoje te pakten se do vije FBI te ta marre ne zyre dhe do qeshe bota.

Ua ua ua

/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button