Aksident i rëndë në Shëngjin, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.
Deri tani raportohet për një viktimë dhe dy persona të plagosur.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të marrë masa dhe ofruar ndihmën e nevojshme.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, janë përplasur kamioni me drejtues shtetasin Xh. D., me automjetin me drejtues shtetasin P. Z., 30 vjeç. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, si dhe shtetasi Xh. D.. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve.
Një grup i posaçëm hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.