Zyrtare, ‘ylli’ i Ballkanit pjesë e CR Cluj në Rumani

Disa ditë pas konfirmimit të transferimit të Emërllahut në Rumani, tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Faqja zyrtare e CFR Cluj ka njoftuar se mesfushori therandas është tashmë lojtari më i ri i tyre.
Pronari i Cluj zbulon shifrën e paguar për Lindon Emërllahun dhe detajet e tjera të marrëveshjes
Lojtari më i mirë në Kosovë, në CFR Cluj!. Tani është zyrtare! Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të ri Lindon Emërllahu.
Mirë se vjen, Lindon, dhe shumë suksese të tjera në fanellën e qershive!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.
Ndryshe, presidenti i klubit rumun, Nelu Varga ka konfirmuar se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro dhe Ballkani ruan 15 për qind të kartonit në rast të një transferimi të ardhshëm.