ShowBiz

Ups! Livia qenka takuar me Mevlanin pas daljes së tij nga Big Brother Kosova?

Livia ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mevlanin, një histori dashurie që ka ngelur pezull.

Ka qenë Mevlani cili i nisi një mesazh brenda BBVIP4, duke i thënë se ia ndjen mungesën dhe se ndien ende për të.

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Livia teksa bisedonte me Aldon, një prej banorëve aty brenda.

“Unë kam patur mundësinë të flas me personin, se kanë ndodhur shumë gjëra të rënda jashtë. Kam patur mundësinë të sqaroj disa gjëra.

Për mua ishte surprizë shumë e madhe se jemi të dy personazhe publik. Me vendos me dalë ashtu është gjë e madhe, për mua është surprizë shumë e madhe. Unë si Livia e di shumë mirë që personi tjetër më do, e di. Nuk e vë në dyshim. Ndaj nuk arrij t’i afrohem dikujt”, tha Livia, e cila pa dashur nxori në dritë një të vërtetë të madhe. Mevlani dhe partnerja e tij presin një fëmijë. Kur kjo gjë u bë publike, gjatë kohës që Melo ishte në Big Brother Kosova, Livia ‘shpërtheu’ e indinjuar, duke pretenduar se lidhja e këngëtarit me partneren aktuale dhe ngjizja e fëmijës ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte i lidhur me Livian.

Nga ana tjetër, Mevlani dhe Livia, sipas asaj që tha banorja, qenkan takuar për t’u sqaruar pas skandalit që u bë publik. Më pas, Melo i dërgon mesazh, ku e merr vesh gjithë Shqipëria që ai ende e dashuron, edhe pse pret të bëhet baba. Çfarë po ndodh?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button