Ngjarje e rëndë në Korenë e Jugut, mësuesja godet nxënësen me…

Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë nxënësen e saj vajzë 8-vjeçare në Korenë e Jugut, në një incident që ka tronditur kombin.
Vajza u gjet me plagë në katin e dytë të një ndërtese shkolle në orën 18:00 me orën lokale të së hënës, por nuk mundi ti shpëtojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Mësuesja u gjet pranë saj, edhe ajo e plagosur, plagë për të cilat policia tha se mund të ishin vetëshkaktuar.
Sipas dëshmisë së dhënë nga 40 vjeçarja në polici, ajo kishte blerë një armë dhe e kishte sjellë në shkollë duke shtuar se kishte planifikuar të vriste veten së bashku me një fëmijë.
Dëshmia vazhdoi duke thënë se nuk i interesonte se cili fëmijë ishte
Zyra arsimore njoftoi se mësuesja kishte kërkuar një leje gjashtëmujore më 9 dhjetor për shkak se vuante nga depresioni, por ishte kthyer në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar.
Disa ditë para goditjes me thikë, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme në shkollë edhe ndaj kolegëve të saj.
Të martën shkolla, qëndroi e mbyllur ndërkohë që qytetarë vendas mes lotësh vendosën disa lule dhe një kukull përballë portës.
Koreja e Jugut është një vend përgjithësisht i sigurt me ligje të rrepta për kontrollin e armëve. Por vitet e fundit, ajo është përballur me disa krime të profilit të lartë, duke përfshirë vrasjet me thikë.