Lajme

I dështon lidhja live, Rama i bie tavolinës dhe sulmon PD-në pas ardhjes së amerikanit

Në rubrikën Sy m’sy” Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin.

‘Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, nga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara  në shërbime të modernizuara”, tha Rama.

Rama reagoi dhe për konsulentin e fushatës së Trump, Chris LaCivita, i cili do të drejtojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike.

Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump”, tha Rama.

I acaruar për shkak se transmetimi kishte ndërprerje Rama u pa i acaruar dhe reagoi duke përplasur tavolinën dhe share ‘Fuck you’

‘Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama pritet të reagojë lidhur me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj 

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button