Vendi
Parashikimi i motit për sot, si do të luhaten temperaturat

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor ku priten vranësira të dendura.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.