Aksident me vdekje këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje Berat ne fshatin Barbullinjë.

Një 65 vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi me targa AB257 SM.
Mjeti i drejtuar nga 46 vjeçari A. M ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Ambulanca në vendngjarje për të marrë trupin e H. T e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.
Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.