Vendi

Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin

Edhe sot vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button