ShowBiz
Zarf i Zi për G Banin, përjashtohet menjëherë nga shtëpia e Big Brother

Shuplaka që G Bani i dha Gjestit gjatë ‘Sfidës së Rezistencës’ është pasuar me Zarf të Zi nga Vëllai i Madh, i cili i ka kërkuar reperit të largohet menjëherë nga shtëpia.
Zarfi i zi, i cili u lexua nga Rozana shkruante: “Dhuna e çfarë do lloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arësye, Vëllai i Madh ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin do të anulohet.
Falë një video live në TikTok u pa që G Bani u largua menjëherë nga shtëpia.