Bota
Tërmet i fortë në Itali, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4,8 të shkallës rihter ka tronditur rajonin e Siçilisë pasditen e së premtes.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit është regjistruar 44 kilometra të Capo d’Orlando.
Tërmeti ka rënë në orën 16:19 minuta, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale.