Mrekulli në Çeki/ Kastorët i kursejnë 1.2 miliardë dollarë qeverisë, e ndërtojnë digën brenda një nate

Në Republikën Çeke, disa kastorë i kanë kursyer 1.2 miliardë dollarë qeverisë për ndërtimin e një dige ku e ndërtuan vetë me metodat e tyre.
Ekologët flasim shumë herë për kafshët që ofrojnë shërbime në ekosisteme. Dhe këta kastorë e dëshmuan këtë fakt me shërbimin që ofruan.
Stafi administrativ në Brdy ishte duke kërkuar leje për planifikimin e një projekt dige dhe rezervuari në grykëderdhjen e lumit Vltava, por ajo u vonua nga burokracitë e qeveritarëve. Dhe megjithatë një grup kastorësh po të asaj zone vendosën ta ndërtojnë digën brenda një nate.
“Ata nuk mund të kishin zgjedhur një vend më të mirë, Megjithëse ishin shumë pak, kastorët u treguan se ishin inxhinierë shumë të shquar.” Tha ekologia, Daniela Lazarova për Radio Prague International. Syri.net- newsbomb.gr.