“Nuk paska qenë vetëm Rozana…”/ Zebërvoki reagon pas daljes së Jozit nga BBV 4: O Valbona…
Joz Marku është përjashtuar ditën e sotme nga shtëpia e Vëllait të Madh, pas një debati që pati me Gjestin
Joz Marku është përjashtuar ditën e sotme nga shtëpia e Vëllait të Madh, pas një debati që pati me Gjestin, ku i bëri një ofendim shumë të rëndë.
Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes Jozit dhe Gjestin vazhduan. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për mos kërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.
Për fjalën e rëndë që ai përdori kundrejt Gjestit, Vëllai i Madh mori menjëherë vendimin e rëndësishëm për përjashtimin e tij. Disa prej banorëve e kanë pritur shumë mirë këtë, por të tjerë u mërzitën.
Madje Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot dhe kanë debatuar me Gjestin.
Ish-banori i “BBV 4”, Zebërvoki, ka reaguar lidhur me videon ku Valbona qan për daljen e Jozit:
Mesa shoh nuk paska qenë vetëm Rozana talent, Bona mbaka stafetën. O Bon se në shtëpi është duke ikur, bilës ka shpëtuar…”.
Ndërkohë, pak më parë, përmes një postimi në Instagramin e Jozit, ish-banori ka kërkuar ndjesë publike.