“Dashuria ime e parë e madhe”, Hygerta Sako ‘harron’ pse u nda nga ish-bashkëshorti
Hygerta Sako ishte e ftuar në emisionin “Miqtë e pasdites”, drejtuar nga Beniada Nishani dhe dy vajzat e Durrësit folën për dashurinë e parë të Ish-miss-it shqiptar, 1995.
Hygerta çuditi të madh e të vogël, duke thënë se dashuria e parë e madhe e saj paska qenë ish-bashkëshorti, me të cilin ajo ka një vajzë:
“Dashuria ime e parë e madhe është ish-bashkëshorti. Kishim një vit duke u parë në baret e Tiranës, që atëherë ishin shumë të pakta. Shiheshim, por nuk kishim pasur mundësi të kontaktoheshim. Në atë kohë nuk kishte celular dhe ishte shumë e vështirë.
Nuk e kuptova që në fillim se ishte personi i duhur.
Duke ndenjur bashkë pastaj ndjenja u bë e fortë për të dy. Kam kaluar një periudhë shumë të bukur dy vjet e gjysmë deri sa vendosëm të lidhnim jetën bashkë dhe të krijonim një familje,” rrëfeu Hygerta.
Jo se nuk e besojmë Hygertën, por na çudit fakti që ajo mban mend vetëm gjërat e mira të babait të vajzës. Nëpër Tiranë është folur shumë për divorcin e Ish-Miss Albania me biznesmenin, i cili ka një restorant të njohur në Vlorë. Lart e poshtë thuhej se ai, jo rrallë herë, ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bukuroshes. Dhunë, që çoi deri në divorc. Nuk është e largët dita kur Hygerta shfaqej me qeska poshtë syve dhe fytyrë shumë të lodhur. Por falë ndërhyrjeve të duhura estetike, ajo u rikthye sërish në formë. Kuptohet, edhe për formën e mirë, ‘ia vuri fajin’ geneve të mira, të trashëguara nga familja.
Hygerta, ka rrezik, ka nisur t’u besojë edhe vetë fantazive të saj. /Pamfleti