U shfaq n*do në tapetin e kuq të “Grammy 2025”! A do të përballet gruaja e Kanye West me pasoja ligjore? Flet avokati: Akuzohet për ekspozim të pahijshëm duke shkaktuar eksitim s*ksual por…
Edhe pse shfaqja e saj e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy 2025, bëri bujë, gruaja e Kanye West, Bianka Censori, thuhet se nuk do të përballet me asnjë veprim ligjor.
Nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare lidhur me paraqitjen e gruas së Kanye West thekson një burim, shkruajnë mediat e huaja, teksa shton se ceremonia e ndarjes së çmimeve është një ngjarje private duke nënkuptuar se çdokush mund të vishet si të dëshirojë.
Ndërsa avokati Andrea Ogundula u shpreh për Page Six, se veprimi i Censorit meriton një dënim por kjo varet nga vendimi që do marr prokuroria.
“Megjithëse veshja e zonjës Censori e kaloi kufirin, në Kaliforni, akuza për ekspozim të pahijshëm kërkon ekspozim të qëllimshëm të organeve gjenitale me qëllim për të shkaktuar ofendim ose eksitim seksual. Teorikisht ka mundësi për ndjekje penale, por ka pak gjasa pasi vendimi i takon prokurorisë,” tha ai
Bianca Sensori erdhi e veshur me një pallto të zezë të gjatë leshi. Mirëpo gjatë fotove, 30-vjeçarja ka kthyer shpinën dhe ka lënë të bjerë palltoja, duke nxjerrë në pah trupin e saj të zhveshur, pasi fustani i saj ishte tërësisht transparent.
Sipas Daily Mail, një lexues buzësh zbuloi se Kanye West ishte ai që i kërkoi gruas së tij të zhvishej, duke i dhënë udhëzime specifike si të hiqte pallton dhe të kthente fytyrën drejt kamerës.
Pamja e çiftit thuhet se është frymëzuar nga kopertina e albumit të Kanye West, “Vultures 1”, ku Bianca pozon e zhveshur, e veshur vetëm me çizmet, me një copë që mbulon pjesërisht të pasmet. Pas këtij veprimi çifti u përjashtua nga eventi i rëndësishëm dhe u shoqërua prej aty nga policia.