Foli me të atin pas 22-vitesh mungesë, reagon mamaja e Livias: Edhe unë u emocionova shumë
Livia ka rrëqethur me rrëfimin e saj emocionues për të atin, i cili ishte ‘zhdukur’ nga jeta e saj kur ajo kishte qenë vetëm një foshnje 1-vjeçe. Takimi i fundit mes tyre është realizuar në moshë të hershme, kur ajo ishte thjesht 6-vjeç dhe një vizitë një javorshe në shtëpinë e babit dhe gjyshes ka përfunduar në vetëm dy ditë kohë, pasi si fëmijë i lidhur shumë me të ëmën, ajo vetëm qante.
Mirëpo, gjatë Prime-t, babai i saj Tonini erdhi në Big Brother përmes një lidhje skype nga Brescia, për t’i thënë të bijës se është krenar me të dhe se ajo duhet të vazhdojë me kokën lart. Të përlotur, ata e mbyllën komunikimin emocionues duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.
Në Big Brother VIP Fan Club ka qenë e ftuar mamaja e Livias, Nora Marena nëpërmjet një lidhje telefonike, ku tha:
Edhe unë jam emocionuar shumë. Mua ai m’u duk shumë i sinqertë, rrethanat e jetës kanë ardhur kështu. Rrjedha dhe puna na ka marrë dhe unë nuk mendoj që ai nuk ka pasur dëshirë për të parë vajzën e tij. Ai është një tip shumë krenar dhe shumë i mbyllur. Mendoj që e ka vuajtur mungesën e vajzës së tij dhe shpresoj që tani e mbrapa të kenë një dialog dhe një marrëdhënie. Të rrinë sa më mirë bashkë.”