ShowBiz

“Shpirt zezë!”, Rozana injoron totalisht fjalët e Valbonës

Duket se banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” janë ndarë në dy grupe që mbrëmjen e djeshme. Banorët që ishin në dasmën e Jozit dhe Loredanës kundër atyre që nuk ishin të pranishëm apo dhe atyre që ishin dhe u duk që prishën festën.

Rozana, Livia dhe Egli duket se kanë vendosur që të injorojnë grupin kundërshtar, të mos flasin me ta. E kështu ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Teksa Rozana dhe Livia ishin në dhomë të grimit, aty ku ishte dhe Lordana dhe Valbona, kjo e fundit nisi duke ofenduar këngëtaren. Po ajo vendosi që të mos i kundërpërgjigjej.

Rozana po kërkonte furçën e saj të dhëmbëve, ndërkohë Valbona thoshte:

“Në mundsh të pastrosh gojën e veten ke bërë boll ti, shpërfytyrim. Në mundsh të pastrosh gojën dhe shpërfytyrimin tënd, ke bërë boll. Shpirt ligë, shpirt zezë”.

Ndërkohë Livia dhe Rozana largohen nga aty dhe këngëtarja shprehet:

“Do të plasin ata që nuk u flet njeri. Ajo s’di ça të bëjë se nuk i flet njeri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button