Lajme
Miratohet ligji për njohjen e viteve të punës dhe ish- ndërmarrjet shtetërore! Ja kush përfiton
Miratohet në Parlament ligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore”.
Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka si qëllim njohjen automatikisht të periudhave të punësimit para vitit 1994 për punonjësit e ish-ndërmarrjeve të kooperativave bujqësore.
Miratimi i ligjit do të sjellë eliminimin e proceseve gjyqësore për rastet kur duhej të dëshmohej nëpërmjet dokumentacionit puna në ish ndërmarrjet shtetërore.