ShowBiz

A do ketë zarf të zi? Gertën s’e mbajnë nervat lag me birrë në fytyrë Gjestin, këngëtari lë shtëpinë

Një episod i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës.

Teksa Gjesti po festonte me shishen e shampanjës, Gerta Gixhari e ndoqi nga mbrapa dhe më pas i hodhi gotën me alkool në fytyrë, ku përfundoi në sy të tij.

Gjendja shëndetësore e Gjestit u përkeqësua, por në një moment u kthye sërish dhe po debatonte me Gertën për veprimin e saj. Por, Gerta nuk u ndalua me rastin e parë, por për të treguar “të fortën”, mori gotën me alkool dhe ia hodhi sërish në fytyrë Gjestit.

Mjekët erdhën në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por për shkak se gjendja e syve të Gjestit u përkeqësua dhe u dërgua në spital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button