Life Style

“Nuk donte të flisja me Heidin”/Plas keq mes Ilnisës dhe Xhildës!

Eftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xhilda Luzi, për të folur më shumë mbi angazhimin e saj në media, politikë, por dhe mbi jetën e saj personale. Xhilda ka pasur edhe një miqësi shumë të ngushtë me gazetaren dhe ish-banoren e “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli. Por si është sot ky raport?

Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses. Unë personalisht njerëzit në jetën time, i kam humbur kur kam pasur sukses. Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Në sensin që ti nuk mund të jesh shoqe me to. Unë luftën e “Big Brother” e mbarova. Unë kam thënë që ta fitojë kushdo dhe Egla Ceno të mos e fitojë. Dhe më pas Egla erdhi dhe më dha dorën dhe bashkëpunuam, është një marrëdhënie profesionale. Ishte kjo një ndër arsyet. Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button