Vendi

Rikthehen ngricat në veri/ Borë dhe shi gjatë ditë! Temperaturat parashikohen të shkojnë në… 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell) kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe në periudha afatshkurtra dhe lokalisht reshjet me intensitet deri mesatar.

Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar reshje shiu të izoluara në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e lugina  era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Rikthehen ngricat në veri/ Borë dhe shi gjatë ditë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button