Life Style

“Jam homoseksual”/ Arbitri që u shkarkua sepse pinte kokainë “trondit” me deklaratën e tij: Kisha frikë, prandaj…

“Kam fshehur ndjenjat e mia si arbitër i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim. Unë kam…”

Gjyqtari David Coote, i cili u shkarkua disa muaj më parë nga Federata Angleze e Futbollit, për shkak se u shfaq në një video duke konsumuar kokainë dhe sulmoi ish-trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Në një intervistë të dhënë për “The Sun”, arbitri anglez pranoi se ishte homoseksual dhe se pinte kokainë vetëm për të fshehur orientimin e tij seksual dhe për t’u shmangur nga bota e burrave “macho” të Premier League.

Coote gjithashtu pranoi se ai ishte treguar jo i matur në sulmin ndaj Klopp dhe kërcënime me vdekje nga shumë tifozë.

Unë nuk e njoh veten në videon duke thithur kokainë. Nuk e mbaj mend si u ndjeva atëherë. Kisha probleme dhe zgjodha këtë rrugëdalje.

U ndjeva i turpëruar gjatë viteve të adoleshencës. Unë nuk ua tregova prindërve të mi orientimin tim seksual deri në moshën 21 vjeçare. Nuk kam bërë të njëjtën gjë me miqtë e mi derisa mbusha 25 vjeç.

Kam fshehur ndjenjat e mia si arbitër i ri dhe kam fshehur edhe seksualitetin tim. Unë kam qenë një arbitër i mirë, por një person i keq. Dhe kjo më çoi në një sërë sjelljesh. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia të cilat ishin në varësi të asaj që prisja nga vetja. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se ka pasur momente private ku unë kam rënë shumë poshtë. Ato nuk pasqyrojnë se kush jam sot dhe as mënyrën se si mendoj”, tregoi për “The Sun” arbitri britanik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button