Lajme

Rama fton të rinjtë: Ofertat e pagave në fushën e teknologjisë janë të larta, kompanitë bëjnë marrëveshje me punonjësin që në bankën e shkollës

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar të rinjtë që të studiojnë në fushën e teknologjisë, duke u shprehur se kërkesat për punë dhe ofertat e pagave janë të larta.

Edi Rama: Jemi në një kohë ku po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirëpaguar falë njohjes së teknologjisë.

Sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes, apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes.

Nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për ti bindur sipërmarrësit të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithnjë e më të interesuara për tu lidhur më këto institucione dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësin e tyre të ardhshëm që në bankën e shkollës.

Kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtetë e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button