“Do t’i këndoja një serenatë babait të Loredanës”/ Arbër Hajdari-Jozit: 2 metër burrë, si nuk…
Të shtunën babai i Loredanës hyri në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, ku takoi vajzën e tij dhe partnerin e saj, Jozin.
Ajo çka ra në sy në këtë takim, është fakti që Jozi nuk i dha dorën babait të Loredanës dhe kjo u vu në dukje është në spektaklin e sotëm nga Arbër Hajdari.
“2 metra burrë, 57 cm ke dorën, si nuk i dhe dorën mo burrë? Në një takim të tillë, na ndodh të gjithëve. Disa u ndodh 2-3 herë. I kishe thënë ‘mos ki merak se i kam gjërat seriozisht’. A nuk do ishte kjo më normal? Apo normale është kjo që the ‘do ti këndoja një serenatë’. A je në terezi apo jo?”, u shpreh ai.
Kujtojmë se pak më herët Jozi tha se do t’i këndonte një serenatë babait të Loredanës, por kjo nuk u prit mirë nga Lori dhe banorët e tjerë.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: