ShowBiz

“Derr, je shembull i shpifur”/ Gerti i kthehet ashpër Livias: Ti je turpi i shoqërisë, për atë që je VIP…

Debatet mes Gertit dhe Livias kanë vazhduar edhe ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”

Debatet mes Gertit dhe Livias kanë vazhduar edhe ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”. Sipas banores, aktori nuk ka edukatë, humanitet dhe vetëm gjëra të shpifura nxjerr nga goja.

“Ti duhet me dalë, nëse një prototip si ti i pëlqen popullit shqiptar, kemi rënë gropë. Ai ka me ik se nuk i duhet gjë kujt”, i thotë Livia, ndërkohë Gerti rri duke e imituar.

Nga ana tjetër Gerti nuk ia kurseu ofendimet duke i thënë:

“Pse je e njohur ti? Ti je turpi i shoqërisë, për atë që je VIP ti është turp, mos me t’u afruar afër, duhet me të qëndruar me kilometra larg”.

Pjesë nga debati:

Livia: Imagjino të më kishte rritur një si ky, ishte me vra veten, nuk do kisha pasur asnjë mësim njerëzor, asnjë formë edukate, nuk do kisha ditur të rrija mes njerëzve

Gerti: Ça thua moj Livia?

Livia: Atë që sapo dëgjove. Ti nuk di të rrish mes njerëzve, ti nuk ke edukatë, humanitet, edhe vetëm gjëra të shpifura nxjerr nga goja

Gerti: Nuk pa t’a jap këtë luks se je për ikje

Livia: Nëse ky është luksi, duhet të pështysh në të

Gerti: Me pështy? Bravo

Livia: Shih se mos del ti, nëse një prototip si ti i pëlqen popullit shqiptar, kemi rënë gropë. Ai ka me ik se nuk i duhet gjë kujt

Gerti: Ça the përr përr deri tani se nuk mora vesh gjë

Livia: Ik more andej

Rozana: Kujdes me dorën se jam këtu

Gerti: Ti nuk ekziston

Rozana: Deri dje ishte kalama e mitur

Gerti: E mitur është, përr përr përr

Livia: Më mirë e mitur se sa me u rritur kështu derr

Gerti: Derr ë?

Rozana: I the hajde te lali dje

Gerti: Ku e ke edukatën ti?

Rozana: Ia ka dhënë nëna e vet edukatën

Livia: Nuk kam bullizuar askënd këtu, di me u sjellë. Në qoftë se loja jote është me sha njerëz me informacione nga jashtë, me shpif dhe kënaqesh se hy në një dhomë rrëfimi duke thënë është ‘bi’, je homofob, bullizues dhe e ke bosh kokën.

Gerti: Pse je e njohur ti? Ti je turpi i shoqërisë, për atë që je VIP ti është turp, mos me t’u afruar afër, duhet me të qëndruar me kilometra larg.

Livia: Ti po më sheh nga poshtë lart, ik se je shembull i shpirfur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button