Horoskopi JAVOR 27 janar -02 shkurt, çfarë kanë planifikuar yjet për këtë javë
Dashi
Ju pret një javë shumë intensive, sidomos në punë. Do të merrni përsipër shumë përgjegjësi të reja, detyra shtesë,
që normalisht i shmangni, por është e rëndësishme të kuptoni se nuk mund t’i bëni të gjitha vetëm. Disa gjëra edhe duhen deleguar. Kjo do t’ju ndihmojë që të jeni më të qetë. Në fundjavë mund të ndiheni shumë të lodhur për shkak të stresit të akumuluar. Ndoshta është më mirë që të merrni disa ditë pushim. Do ta keni paksa të vështirë këto ditë të kaloni kohë me partnerin, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Uluni të bisedoni me të kur të jeni më të qetë.
Demi
Më në fund do të merrni lajme interesante. Në sferën e punës dhe të ndjenjave gjërat do t’ju ecin mirë dhe prandaj do të jeni entuziastë. Për shkak të disa lëvizjeve të papritura financiare mund të merrni të ardhura shtesë, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë të re, kjo është koha e përshtatshme. Mund të merrni një propozim interesant. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të takoni dikë, mbajini sytë hapur, sepse mund të keni njohje të reja. Mos harroni, megjithatë, se ndryshimi nuk ndodh vetë, ju duhet të angazhoheni dhe të merrni masa. Në ditët e para të javës mund të përjetoni një situatë që do t’jua vërë në provë durimin, por mos u dekurajoni. Gjatë fundjavës marrëdhënia në çift do të rregullohet, keqkuptimet do të sqarohen dhe do të mund të kaloni momente të qeta me ata që doni.
Binjakët
Ju pret një javë e ngarkuar dhe aktive, ashtu siç ju pëlqen. Nuk ju pëlqen të rrini kot dhe këto ditë do të mund të tregoni sa shumë jeni në gjendje të bëni. Ata që janë në marrëdhënie pune do të bëjnë më të mirën, duke u përpjekur të marrin meritat dhe rezultate konkrete. Diçka e veçantë mund të ndodhë mes së mërkurës dhe së enjtes, një takim interesant, një surprizë apo një risi që do t’ju japë energji pozitive. Një njeri që ju intereson mund t’ju bëjë një telefonatë të papritur për t’ju kërkuar ndihmë. Kujdes me shpenzimet, nëse keni dëshirë të ndryshoni pamjen tuaj ose të bëni diçka të re për veten tuaj, është më mirë ta shtyni për një kohë më të përshtatshme.
Gaforrja
Më në fund mund të merrni një përgjigje të rëndësishme që e keni pritur prej kohësh dhe kjo do t’ju mbushë me emocion. Do t’ia bëni qejfin vetes duke blerë gjëra të reja, si shpërblim pas një periudhe të ngarkuar dhe stresuese. Ju është vënë durimi në provë dhe diçka ka ndryshuar në familjen tuaj. Për ata që sapo kanë nisur një lidhje, ajo mund të bëhet më intensive dhe pasionante. Do të jetë gjithashtu një javë reflektimi, mund të rishikoni projektet, të mendoni për ide të reja ose të kërkoni zgjidhje për problemet e vjetra. Përpara fundjavës do të arrini të përfundoni disa punë të rëndësishme që do t’ju sjellin përfitime financiare. Megjithatë, gjatë kësaj kohe mund të shfaqen tensione në marrëdhëniet afatgjata. Flisni me qetësi dhe përpiquni të zgjidhni problemet në familje, të dashurit do të jenë streha juaj.
Luani
Horoskopi javor ju fton të mbani sytë hapur. Jini shumë të kujdesshëm, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet financiare. Ju mund të josheni nga një marrëveshje ose një blerje e madhe, por duhet të mendoheni mirë përpara se të merrni një vendim. Gjithashtu kini parasysh mashtrimet e mundshme, veçanërisht nëse përdorni internetin për të bërë blerje ose për të takuar njerëz të rinj. Në dashuri, ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të bëjnë plane për të filluar bashkëjetesën apo për të organizuar një udhëtim. Mos harroni se keqkuptimet zgjidhen me dialog. Përfitoni nga kjo javë për t’u kujdesur më mirë për veten dhe për të bërë një kontroll nëse është e nevojshme.
Virgjëresha
Java do të jetë shumë intensive, veçanërisht për sa i përket punës dhe çështjeve financiare. Do të keni shumë angazhime, por falë aftësive tuaja organizative do të mund të mbani gjithçka nën kontroll. Vetëm në fundjavë më në fund do të jeni në gjendje të bëni ca pushim dhe të lini mënjanë shqetësimet. Shkurti do të sjellë përmirësime në shumë fusha të jetës suaj, por ndërkohë do të duhet të ruani qetësinë dhe të përgatiteni për çdo të papritur. Një ngjarje në familje do t’ju vërë në provë durimin. Mos u bëni pesimistë, por jini të hapur ndaj gjërave të reja, veçanërisht në dashuri.
Peshorja
Sipas yjeve, kjo javë do të jetë e mbushur me angazhime, por edhe me kënaqësi. Pavarësisht disa problemeve të vogla, do të ndiheni plot energji dhe të vendosur për të arritur qëllimet tuaja. Do të jeni shumë të zënë me shtëpinë, punën apo studimet, por gjithsesi do të gjeni kohë për t’iu përkushtuar gjërave që doni. Në dashuri çiftet do të përjetojnë momente pozitive. Fundjava mund të jetë një mundësi e përkryer për të bërë pushime ose për të bërë diçka të veçantë me partnerin tuaj. Do të ketë edhe momente përballjeje që do t’ju ndihmojnë të sqaroni çdo dyshim apo keqkuptim.
Akrepi
Më në fund ka ardhur koha për të vënë rregull në jetën tuaj, e cila kohët e fundit duket disi e rrëmujshme. Shumë gjëra duhen zgjidhur dhe disa situata duhen sqaruar. Kini kujdes me miqësitë tuaja, jo të gjithë janë plotësisht të sinqertë me ju. Megjithatë, në dashuri do të merrni sinjale pozitive, veçanërisht ata që kanë përjetuar periudha të vështira. Çiftet e vjetra do të diskutojnë me qetësi për projekte të reja që kanë të bëjnë me një udhëtim apo një punë. Do të ndjeni një dëshirë të fortë për të jetuar në maksimum të tashmen. Gjatë fundjavës një surprizë do t’ju befasojë.
Shigjetari
Horoskopi i javës parashikon ditë të favorshme për marrëdhëniet miqësore dhe aktivitetet në shoqëri. Do të tërhiqeni nga mundësi të reja, si oferta apo blerje me leverdi, por bëni kujdes të mos e teproni. Do t’ju duhet të zgjidhni edhe disa çështje financiare apo organizative, ndaj mundohuni të jeni të saktë dhe të kujdesshëm. Mirëqenia juaj do të përmirësohet dhe nëse po mendoni të organizoni pushimet verore, tani është koha e duhur për të filluar planifikimin. Në dashuri, përpiquni të jeni të disponueshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerit apo njerëzve të dashur.
Bricjapi
Pas një periudhe shumë intensive, mund të ndiheni pak të lodhur dhe pa energji. Merrni kohë për t’u çlodhur dhe për të rimarrë forcat. Gjatë javës mund të lindë një mundësi interesante që do t’ju bëjë të mendoni se si të përmirësoni situatën tuaj. Kushtojini vëmendje mirëqenies fizike dhe emocionale, mos hezitoni të kërkoni ndihmë, qoftë në shtëpi apo në punë. Në fundjavë do të ndiheni sërish të frymëzuar dhe të motivuar dhe një komunikim i papritur mund të sjellë një surprizë të këndshme.
Ujori
Ju pret një javë e ngarkuar, por plot surpriza edhe falë mbështetjes së Diellit dhe Mërkurit. Puna mund të jetë e lodhshme dhe stresuese, ndaj përpiquni të mos merrni shumë angazhime. Mësoni të thoni “jo” për të mos e mbingarkuar veten. Një ngjarje familjare mund t’ju tronditë pak, por fundjava do t’ju sjellë qetësi dhe do t’ju ndihmojë të ripërtëriheni. Në përgjithësi, do të mund të kapërceni çdo vështirësi me vendosmëri. Në dashuri situata do të jetë e qetë dhe çiftet do të përjetojnë momente të këndshme. Përfitoni nga fundjava për t’u çlodhur dhe për të marrë masat për të ardhmen.
Peshqit
Ditët e para të javës, sipas horoskopit, do të jenë më të mirat për të përfunduar detyrat dhe për të realizuar synimet që i keni vënë vetes. Në fundjavë mund të ndiheni pak të lodhur. Kujdesuni për veten, marrja me aktivitet fizik ose ndjekja e një diete të shëndetshme do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Kini kujdes kur drejtoni makinën ose në situata që kërkojnë përqendrim, sepse lodhja bën të vetën. Në aspektin financiar mund të hasni disa vështirësi, por mos e humbni besimin, gjërat do të përmirësohen shpejt.