Rasti i gruas që u shpall fajtore për divorcin, sepse s’bënte se*s me burrin
Një grua franceze, që refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me burrin, nuk është fajtore për divorcin, vendosi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Rasti lidhet me një divorc me faj (kur të paktën njëri bashkëshort pretendon dhe dëshmon se sjellja e keqe e palës tjetër çoi në përfundimin e martesës), në të cilin faji iu atribuua gruas – e identifikuar me inicialet H.W – me arsyetimin se ajo kishte refuzuar së kryeri marrëdhënie seksuale me burrin.
Gruaja nuk e kundërshtoi divorcin, të cilin e kishte kërkuar në vitin 2012, por u ankua për arsyet mbi të cilat ishte miratuar. Gjykata franceze në vitin 2019 miratoi divorcin duke u shprehur se “refuzimi i gruas për të kryer marrëdhënie seksuale me burrin përbënte shkelje të rëndë dhe të përsëritur të detyrimeve martesore”.
Ekzistenca një detyrimi të tillë martesor bie ndesh me lirinë seksuale dhe të drejtën për autonomi trupore,” tha GJEDNJ në vendimin e saj.
Gruaja dhe ish-burri i saj u martuan në vitin 1984 dhe kishin katër fëmijë. Njëri nga fëmijët e çiftit ishte invalid, gjë që kërkonte që H.W. t’i kushtonte kujdes të vazhdueshëm dhe padyshim që ajo përjetonte nivele të larta stresi. Gruaja tha se kishte ndërprerë marrëdhëniet seksuale nga viti 2004 e tutje për shkak të problemeve shëndetësore dhe abuzimit nga burri i saj.
Ajo e çoi çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe fitoi apelin. Qeveria franceze nuk e ka komentuar publikisht vendimin e GJEDNJ.