A e suporton Sara Gjordeni Bardhi Idrizin në karrierën e tij muzikore? Përgjigjet këngëtari: E paguaj shtrenjtë, ja me çfarë më ndihmon

Këngëtari i njohur shqiptar, Bardhi Idrizi, ka ndarë detaje nga jeta e tij personale gjatë një interviste të fundit, ku foli për mbështetjen që partnerja e tij, Sara GJordeni, i jep në karrierën e tij muzikore.
Artisti theksoi se Sara, e njohur si moderatore në media shqiptare, ka një rol aktiv në punën e tij, duke e ndihmuar me ide për videoklipe, koncepte vizuale dhe stilin e veshjes.

“Ajo është një grua shumë suportive, por gjithmonë jashtë këngës, kur mbron kënga,” u shpreh Bardhi teksa shtoi: “Më ndihmon me veshjet, look-un, konceptet. Më ndihmon shumë.”

Këngëtari shtoi gjithashtu me humor se këtë mbështetje e vlerëson dhe e shpërblen në mënyrën e tij, duke përgatitur surpriza për partneren e tij:

“Sarën e paguaj shtrenjtë, çfarë të më kërkoj. Nuk para kërkon shpesh, se i bëj edhe surpriza edhe i çoj shpesh vetë. I kam qejf surprizat, nuk i kam qejf të mi bëjnë, por të bëj,” tha ai në Goca&Gra.

Kujtojmë që dyshja kaq e përfolur për dashurinë e tyre, tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Nea.
