Bota

I reziston plumbave, sulmeve kimike dhe mund të qarkullojë dhe me goma të çara! Ja “bisha” me të cilën do lëvizë Trump

Teknologjia e arsenalit në bord ngjan me atë të filmave James Bond

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëtojë me një” Cadillac One”, e cila është etiketuar si “bisha”, dhe është limuzina presidenciale, por edhe automjeti më i sigurt në botë.

Sipas mediave të huaja, automjeti mund t’i rezistojë një sulmi kimik, një sulmi me shpërthim zjarri, një mine dhe teknologjia e arsenalit në bord ngjan me atë të filmave James Bond. Kjo makinë presidenciale debutoi në 2018 gjatë mandatit të tij të parë, dritaret saj përbëhen nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonat, gjë që i reziston edhe plumbave shpues apo të kalibrit Magnum 44.

Ndërsa dyert kanë mbi 20 cm trashësi, ose të paktën dyfishi i dyerve normale. Nuk mund të hapen, përveç xhamit të shoferit, që limitin e ka vetëm 8 cm, jo më tepër. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit presidencial nuk është një shofer çfarëdo, por një ushtarak i stërvitur nga shërbimet sekrete.  Edhe gomat i rezistojnë çdo lloj çarjeje, prerjeje apo shpimi, madje edhe në rast se do të ishin plotësisht jashtë funksionit, automjeti është në gjendje të vazhdojë te udhëtojë.

Në bordin e saj gjendet një arsenal i vërtetë, dhe madje edhe një manual përdorimi për rastin e mundshëm më ekstrem, me titullin Nuclear Football. Ndërsa në kroskot gjendet paketa teknologjike e gjeneratës se fundit që përmban brenda limuzina, përfshirë sistemin e komunikimit direkt me shërbimet sekrete, një sistem GPS i integruar gjithnjë aktiv, ndërsa sipër janë të instaluara dy telekamera me rreze infra të kuqe.

Në automjet mund të ulen Presidenti dhe 4 pasagjerë, dhe pjesa prapa është e ndarë nga një xham që vetëm Trump mund të vendosë ta ulë. Karroceria është 13 cm trashësi dhe e realizuar nga shtresë çeliku e forcuar me alumin, titan dhe qeramikë, në gjendje të thyejnë plumbat. Edhe serbatori është i ndërtuar në mënyrë të tille që nuk mund të shpërthejë edhe sikur të goditet nga plumb. Pjesa e poshtme është e realizuar gjithashtu me pllaka çeliku, duke mbrojtur pasagjerët në rast të minave apo shpërthimeve, dhe natyrisht mund të lëshojë predha në raste rreziku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button