ShowBiz

“Do hap llogarinë të shohin sa më detyrohesh”/ Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës i ndyrë, me kë fjete në 1 dhjetor?

Mes debateve me tone të larta, Laerti i përlot gjatë përplasjes së fortë me Gertin.

Laerti u shpreh se Gertin e ka konsideruar gjithnjë mik, por Gerti tregoi të kundërtën, kur tha pakënaqësitë për aktorin.

Laerti: Shpifës, i ndyrë, pse në 1 dhjetor ku ke fjetur. Në çfarë shtëpie je gdhirë bashkë me mua, duke festuar. O tuçmaku. Solle histori nga jashtë.

Gerti: A je në terezi apo jo? Turp të të vijë se kam fëmijë të vegjël dhe unë

Laerti: Maskara që s’ke mëshirë. Do hap llogarinë, që të shohin sa më detyrohesh

Gerti: 52 vjeç burrë

Laerti: O i sëmurë mendor

Banorët sollën në shtëpi sherrin që kanë pasur vite më parë, në nëntor 2015, që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas Laertit, Gerti e sulmoi për një fjalë në greqisht, që e e cilësoi ofendim, por më vonë, “kërkoi falje kur kuptoi se s’kishte asnjë fyerje”, sikurse tha ai.

Laerti: Pas sherrit, më ka kërkuar ndjesë në gjunjë. Tha më fal se e kuptova që ti po bëje muhabet në greqisht. E dëgjoni çfarë thotë? Është bërë banditi i gjithë shtëpisë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button