Lajme

U plagos natën e Vitit të Ri nga fishekzjarrët, humb jetën 25-vjeçari shqiptar! Ishte dërguar për kurim në Turqi por…

25-vjeçari ishte transferuar për trajtim në Turqi pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë

Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua rëndë më 31 dhjetor 2024 nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra.

25-vjeçari ishte transferuar për trajtim në Turqi pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi lajmin duke thënë se viktima ka vdekur rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Ai më tej theksoi se lajmi është njoftuar nga një i afërm i viktimës.

Sot me datë 20.01.2025, rreth orës 11:00 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga një i afërm i familjes është informuar se viktima e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur në Prizren me datë 31.12.2024 ( shpërthimi i fishekzjarrëve), si pasoj e lëndimeve të marra sot ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.

Ai gjithashtu shtoi se prokurori i shtetit është informuar për situatën. Viktima ishte dërguar dy javë më parë për trajtim mjekësor në Turqi, për shkak të djegieve të thella që kishte pësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button