TRAGJIKE! I moshuari i vë flakën dyshekut në azil, të paktën 8 të vdekur
Mësohet se mes viktimave është edhe vetë autori, i cili thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Serbi, ku raportohet se të paktën 8 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas mediave serbe, një azil është përfshirë nga flakët në Barajevë, një lagje larg qendrës së Beogradit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej azilantëvë i ka vënë flakën dyshekut të tij, duke shkaktuar kështu flakë të mëdha në dhomë dhe më pas në të gjithë ndërtesën.
Mësohet se mes viktimave është edhe vetë autori, i cili thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, raportohet se në godinë ndodheshin 30 persona, ku përveç viktimave shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas Kurir, tre persona janë duke i nënshtruar kujdesit toksikologjik, ndërsa ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.