Si e priti Xumi? Një parashutë vjen për Eglin, i hedh nga lart…
Gjatë një debati të fortë mes Xumit dhe Eglit, kjo e fundit është suprizuar nga fansat e saj që i kanë dërguar në parashutë
Gjatë një debati të fortë mes Xumit dhe Eglit, kjo e fundit është suprizuar nga fansat e saj që i kanë dërguar në parashutë. Por jo vetëm kaq, pasi kishin menduar që t’i dërgonin edhe trëndafila që i kanë hedhur në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Teksa Egli mori në dorë, Gjesti dhe Rozana i thanë se ka edhe më shumë trëndafila dhe banorja thoshte: “Shumë faleminderit”.
E emocionuar, Egli përqafoi Gjestin i cili i thoshte: “T’a ha zemrën. Shumë emocionuese. T’a ha shpirtin”.
Nga ana tjetër Rozana bënte ironi me Xumit të cilit i drejtohej: “Hajde merr pak famë. Ulu, ulu se nuk është droni jot, ulu”.
Ndërkohë Xumi i kundërpërgjigjet: “Mbreti ulet vetëm në front. Mbreti nuk ulet para hienave”.
Në këto momente, Gjesti, Rozana dhe Egli brohorasin me të madhe.