Vendi
Parashikimi i motit për sot/ Kthjellime gjatë ditës, ndërsa vranësirat shtohen në mbrëmje
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të vijnë në shtim gjatë orëve të mbrëmjes.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era parashikohet të jetë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.