“Film aksion” në Gjermani, 40-vjeçari varet jashtë trenit me shpejtësi 282 km/h
Një pasagjer 40-vjeçar në Gjermani rrezikoi seriozisht jetën teksa u var nga jashtë në pjesën anësore të një treni në lëvizje. 40-vjeçari nga Hungaria kishte marrë trenin në stacionin e Munich dhe deri në Ingolstadt udhëtoi pa pasur një biletë të vlefshme.
Në momentin, që treni ndaloi për një pushim të shkurtër në Ingolstadt, 40-vjeçari vendosi ta shfrytëzonte këtë kohë për duhan. Por, kur vuri re se dyert e trenit u mbyllën dhe ai filloi të lëvizte, atëherë 40-vjeçari gjeti një të çarë mes vagonëve dhe u var duke rikrijuar kështu një skenë të filmave aksion.
40-vjeçari, qëndroi në ato pozita për 30 kilometra me trenin që udhëtonte me shpejtësi 282 kilometra në orë. Me të ndaluar treni, 40-vjeçari u shoqërua nga policia e Nuremberg dhe pritët të përballet me disa akuza administrative