Arsida rrëfen se po përgatit një kallëzim ndaj G Banit
Arsida, ish-banorja e “BBVA4”, ka ndarë një video në rrjetet e saj sociale ku rrëfen se është duke kryer një kallëzim ndaj G Banit për shpifje dhe fyerje ndaj saj, duke iu referuar debatit që dyshja patën natën kur Arsida doli nga shtëpia.
Në video, Arsida sqaron se prej faktit që nuk u ndërmor asnjë masë ndaj ofendimeve që iu bënë nga G Bani atë mbrëmje dhe në vazhdim, ajo ka vendosur ta zgjidhë çështjen përmes rrugëve ligjore, duke u shprehur:
“Unë sapo kam përgatitur kallëzimin penal dhe do ta ndjek çështjen tashmë në rrugë ligjore. Duke qenë se u informova mirë, pashë videot, i analizuam bashkë me avokatët, ofendimet e tij vazhdojnë dy ditë rresht pa fund, duke thyer kështu ligjin e Republikës së Shqipërisë.”
Më tej, Arsida vazhdon të thotë se komunikimin e këtij kallëzimi e ka kryer dhe me personat përgjegjës të programit Big Brother VIP Albania, duke shprehur se tashmë u mbetet atyre në dorë nëse duan ta përcjellin këtë mesazh tek G Bani ose jo.
Gjithashtu, ajo tregoi se është e gatshme të tërhiqet prej këtij vendimi, nëse plotësohet ky kusht i saj:
“Unë jam e gatshme të tërhiqem nga vendimi nëse G Bani kërkon falje publike dhe tërhiqet vetë nga emisioni, pra pa televotim.”
Kam shumë besim në organet kompetente shqiptare, por nëse do të shoh sërish padrejtësi apo do të shoh nënvlerësim do ta vazhdoj çështjen në organet kompetente të Bashkimit Evropian, duke qenë se dhe unë dhe G Bani kemi të dy nënshtetësi evropiane,” përmbylli ajo në deklaratë.