Bota

Meteori bie para derës së një banese, dalin pamjet nga rënia e shkëmbit hapsinor në tokë

Një video është publikuar së fundmi ku duket momenti kur një meteori bie në pragun e një shtëpie në Kanada.

 Ngjarja ka ndodhur më 25 korrik 2024, por videoja është publikuar për herë e parë pas hetimeve të kryera për objektin misterioz që ra para derës së një shtëpie.

Joe Velaidum dhe Laura Kelly sapo ishin kthyer në shtëpi nga shëtitja e qenve të tyre kur vunë re një grumbull të çuditshëm pluhuri në formë ylli pranë derës së tyre.

Në përpjekje për të kuptuar se çfarë ndodhi, çifti kontrolloi kamerën e shtëpisë së tyre, e cila tregoi një shkëmb hapësinor që binte nga qielli dhe godiste murin me tulla pranë rrugës së tyre.

Përplasja ngriti një grumbull pluhuri, ndërsa kamera regjistroi zhurmën e goditjes jo shumë të thellë, e cila dukej e ngjashme me thyerjen e enëve.

Dyshja më pas mblodhi sa më shumë mbeturina nga meteori i shpërbërë dhe ia dërgoi Chris Herd, kurator i koleksionit të meteoritëve të Universitetit të Albertës, për analizë.

Heard tha se kjo ngjarje ishte i rëndësishëm sepse ishte shkëmbi i parë hapësinor i regjistruar në video dhe audio dhe gjithashtu përplasja e parë e dokumentuar e meteorit në zonë.

Ndërsa shkëmbi hapësinor fillimisht udhëtoi rreth 37,000 milje në orë – 50 herë më shumë se shpejtësia e zërit – në kohën kur kalonte nëpër atmosferë, do të ishte ngadalësuar në rreth 124 mph deri në momentin që do të arrinte në shtëpi.

“Nëse kjo do t’ju godiste duke ecur me 200 kilometra në orë (124 mph), patjetër do të dhembte, nëse jo do t’ju vriste,” tha Hurd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button