Hakerët rusë shënjestrojnë llogaritë e WhatsApp të ministrave në mbarë botën, ja si i ‘peshkojnë’
Hakerët e lidhur me shtetin rusë kanë shënjestruar llogaritë WhatsApp të ministrave të qeverisë dhe zyrtarëve në mbarë botën me email që i ftojnë ata të bashkohen me grupet e përdoruesve në aplikacionin e mesazheve.
Taktika e WhatsApp shënon një qasje të re nga një njësi hakerimi e quajtur Star Blizzard. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë (NCSC) e ka lidhur Star Blizzard me agjencinë e brendshme të spiunazhit të Rusisë, FSB, dhe e ka akuzuar atë se po kërkon të minojë besimin në politikë.
Sipas Microsoft, viktimat marrin një email nga një haker që hiqet si një zyrtar të qeverisë amerikane, duke e joshur ‘viktimën’ të klikojë në një kod QR që i jep hakerit akses në llogarinë e WhatsApp.
Kodi, në vend që të japë akses në një grup WhatsApp, lidh një llogari me një pajisje të lidhur ose me portalin ueb WhatsApp. Microsoft nuk deklaroi nëse të dhënat ishin vjedhur me sukses nga llogaritë e synuara të WhatsApp.