“E di ça kam hequr atje brenda…”/ Rozana këshillon Gjestin pas debatit me Eglin: Ti je djalë…
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditën e somte mes Eglit dhe Gjestit
Një situatë aspak e këndshme është krijuar ditën e somte mes Eglit dhe Gjestit. Gjithçka ka nisur pas një debati të këngëtarit me Xumin. Ky i fundit i kujtoi atij lidhjen që ai ka patur te reality show i mëparshëm me një banore.
Pasi Xumi iu drejtua Gjestit me fjalët që një ‘tjetër banor i mori femrën sy më sy’, ai iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.
Gjesti e kuptoi menjëherë që ka thënë diçka shumë të papërshtatshme dhe i kërkoi falje direkt Eglit. Kjo e fundit i tha atij që të mos i kërkonte falje në sy të banorëve të tjerë pasi ata do e përdorin këtë deklaratë.
Egli shpërtheu në lot gjatë një bisede me Gjestin, të cilit i tha se ‘s’kam qenë e askujt të më merrje’.
Ndërkohë Rozana u qëndroi pranë të dy banorëve, ku i dha një këshillë edhe Gjestit ‘që t’i japë kohë Eglit’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Krejt trurin po do me ma lujt
Rozana: Po qetësohu. Jepi edhe asaj pak kohë që të qetësohet. Dëgjo lalin. Jepi pak kohë, merr edhe ti pak kohë dhe pastaj flisni tamam
Gjesti: Po kjo e ka problemin te tjerët
Rozana: Dëgjo Rozin, nëse e përdorin këta tjerët ti shiko punët e tua. Sa më kanë përdorur nga jashtë, ti mos i përdor
Gjesti: Sa gjëra të këqija kam kaluar atje, pasha një Zot. Ai mi kujtoi. A e di ça kam hequr unë atje brenda. Nuk mund të çohesha nga krevati aq keq bëhesha, krejt zemra
Rozana: Po pse duhet të bëhesh ti si të tjerët
Gjesti: Po nuk është e lehtë
Rozana: Po ti që ke vendosur me ardhë këtu, ti je djalë i fortë. Se ti kishte zgjedhur mos me ardhë këtu
Gjesti: Po e di o shpirti im, po e kam shumë zor. Plus këtu nga 4 vetë, tru është ky, po kup
Rozana: Kur shtrihem unë këtu e thonë se po fle, unë thjesht qetësohem. Qetësohu o Gjest