Lajme

Balluku në biznesin fason në Fier: Frymë bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të sipërmarrjes

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi një prej kompanive të fasonerisë në Fier.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e këtij biznesi, të cilët 10 vite më parë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar një jetë të re, Balluku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një fryme bashkëpunimi që sipas saj, nevojitet për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sipërmarrje por dhe gjithë qarkut të Fierit.

“Gentjana dhe Marko janë kthyer pas shumë vitesh emigracion për të ndërtuar një jetë të re në vendin e tyre. Me një përvojë të gjatë në fushën e konfeksioneve, prej 10 vjetësh ata drejtojnë një aktivitet fasonerie “AEM AL”, në të cilin kanë punësuar 45 gra dhe vajza nga Fieri dhe zonat përreth. Ishte kënaqësi t’i takoja dhe të bashkëbisedoja me ta, si drejtuese politike e qarkut, për të ndërtuar atë frymë bashkëpunimi që nevojitet për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj sipërmarrje, por dhe gjithë qarkut të Fierit”, deklaroi Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button