Sulm me th*kë në një shkollë në Sllovaki, 18-vjeçari vret shokun e klasës dhe nëndrejtoreshën
Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë në Sllovakinë lindore, ku të paktën dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur. Mësohet se njëra nga viktimat është identifikuar si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra është studente. Siç raportohet një nxënës 18-vjeçar ka hyrë i armatosur me thikë në godinën e shkollës.
Autori më pas është largua nga vendi i ngjarjes, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë banorët përmes sistemit të adresave publike të qytetit për një individ të armatosur në gjendje të lirë. Anna Horníková, kreu i bashkisë, konfirmoi se policia kishte njoftuar bashkinë për incidentin e sigurisë.
Policia më vonë njoftoi se autori i identifikuar vetëm si SS, besohet të jetë një student në shkollë. Sipas policisë, sulmuesi thuhet se ka goditur me thikë një mësues dhe dy shokë të klasës. Po ashtu policia thonë se i dyshuari është arrestuar.