Bota
I v*rur në krevat me lidhëset e këpucëve të tij, vetëvritet shqiptaro ne Amalidha të Greqisë
Mbrëmjen e sotme një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amalidha të Greqisë.
Spiro Vilcani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Amalidha. Ai u gjet i varur në krevat me lidhëset e këpucëve të tij.
Policia që mbërriti në vendngjarje tha se ende nuk i di shkaqet se përse Vilcani vendosi ti japë fund jetës dhe po heton lidhur me ngjarjen.
Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete. Ai nuk shoqërohej me shumë njerëz dhe bënte një jetë të qetë.
Trupi i tij u dërgua në morg për hetime të mëtejshme.