Bota

ÇMENDURIA PËR KLIKIME/ Influencerja he*mon vajzën e saj 1-vjeçare për të fituar ndjekës dhe donacione

Autoritetet australiane kanë arrestuar një Influencere 34-vjeçare pasi zbuluan se ajo po helmonte vajzën e saj njëvjeçare për të mbledhur donacione dhe për të rritur numrin e ndjekësve të saj.

Gruaja nga Queensland u shfaq në rrjetet sociale për të luftuar për vajzën e saj, e cila dyshohet se po përballej me një “sëmundje kronike”. Mirëpo, siç ka marrë vesh policia që ka trajtuar rastin, vogëlushja ishte e sëmurë për shkak të barnave që i kishte dhënë 34-vjeçarja, e cila nuk hezitoi të ngarkonte video të së bijës “në shqetësim dhe dhimbje të madhe”.

Autoritetet u alarmuan tetorin e kaluar kur vajza u shtrua në spital. Siç u konstatua, 34-vjeçarja i jepte vajzës së saj drogë dhe substanca të tjera – pa recetë – që nga gushti.

Siç njofton policia, disa nga ilaçet që 34-vjeçarja i ka dhënë vajzës së saj ishin për një person tjetër në shtëpinë ku jetonin.

Gjatë së njëjtës periudhë, 34-vjeçarja kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe. 34-vjeçari akuzohet për abuzim, shfrytëzim të të miturit dhe mashtrim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button