Lajme

Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, krijohet rrezik për përmbytje. Policia në vendngjarje

Diga e hidrocentralit në Bunec është çarë duke shkaktuar rrezik për përmbytje.

Raportohet se shërbimet e Policisë, si edhe emergjencave civile ndodhe në vendngjarje dhe po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Nga çarja e digës janë shkaktuar akutalisht vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.

Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.

FOTO/ Çahet diga e hidrocentralit në Bunec, krijohet rrezik për

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button