Lajme

Rama në Samitin e Abu Dhabit: Po transformojmë sektorin energjitik shqiptar

Kreu i qeverisë Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dabi, ku njoftoi për përmbylljen e marrëveshjes trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë fjalës së tij në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”, Rama tha se sektori energjitik shqiptar po transformohet, edhe falë mbështetjes së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa marrëveshjen trilaterale e cilësoi të një rëndësie të madhe pasi rrit kapacitetin e vendit tonë si një lojtar kyç në rajon.

Rama:“Së bashku dhe falë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe dijes së shkëlqyer që ka për këtë çështje ne po transformojmë sektorin energjitik shqiptar. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme.

Përqindja e energjisë së përtëritshme është 44%. Kjo e bën Shqipërinë pjesë të vendeve evropianë që janë në krye të listës, kur vjen puna për % e energjisë së përtëritshme. 

Dua të përfitoj për t’iu informuar se sot do të nënshkrujamë një marrëveshje mjaf të rëndësishme së bashku me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria në Itali, por po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërsië si një lojtar kyç në rajon”.

Kreu i qeverisë tha se ky hap shumë i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën nuk do të kishte qenë i mundur pa mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Rama:Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin e enrgjisë është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftra i kanë dhënë formë tashmë të shkuarës sonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe me hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button